Në prag të derbit lokal Gjilani-Drita

Sporti

Në prag të derbit lokal Gjilani-Drita

Nga: Nga Arben Zeqiri Më: 28 shkurt 2014 Në ora: 18:29

Reagimet sportive

Të dielën më 2 mars Anamorava dhe mbarë trojet etnike shqiptare kanë festë futbolli, pasi që pas dy vitesh futbollit të Kosovës i rikthehen ethet e derbit lokal Gjilani-Drita, me ç'rast takohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Pikërisht ky derbi lokal cilësohet si ndër më të zjarrtit në Ballkan dhe më shumë se një ndeshje futbolli, ngase qytetin e ndan në dysh, në ngjyrat bardh-kuq dhe bardhë-kaltër. Pritet që në tribuna të zënë vend afër 10000 shikues kurse për atmosferën e spektaklin në tribuna si zakonisht do të përkujdesen dy grupet fantastike të tifozerisë: “Intelektualet” e Dritës dhe “Skifterat” e Gjilanit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat