Holanda e para në grup, fitore e vonshme e Spanjës

Sporti

Holanda e para në grup, fitore e vonshme e Spanjës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2014 Në ora: 17:59

Kombëtarja e Holandës shënoi fitoren e tretë më radhë në grupin B në Kampionatin Botëror në futboll. Holandezët arkëtuan tre pikë të reja, që e përfunduan në vend të parë në grup. Holanda mposhti Kilin me rezultat 2:0. Kili luajti mjaft mirë por jo edhe të nxjerrin një pikë. Holanda e Kili kualifikohen në të tetën e finales. Në minutën e 39-të, Robben ka pasur një rast të mirë pas një depërtimit fenomenal, por gjuajtja e tij nuk përfundoi në portë. Golat e fitores i shënuan zëvendësuesit Fer në minutën e 77-të dhe Depay në atë të 89-tën. Kili pas dy fitoreve pësoi humbjen e parë dhe zënë vendin e dytë me 6 pikë të mbledhura. Kombëtarja e Spanjës është zgjuar vonë nga gjumi pas dy humbje. Spanjollët shënuan fitore të vonshme me rezultat 3:0 kundër Australisë dhe kësisoj i thonë lamtumirë kampionatit. Spanja ishte më energjike, shfrytëzoi edhe gabimet e rivalit dhe fitoi pikët e para në grup. Spanja udhëheq me rezultat 1:0 me golin e David Villës në minutën e 36-të. Torres në minutën e 69-të, shënoi për epërsinë 2:0 pas asistimit të Iniestës. Australia nuk ishte e denjë t’i bëjë ballë lojës spanjolle e cila ishte disponuar në çdo aspekt. Cesc Fabregas për mrekulli ka asistuar deri të Mata, i cili realizoi për 3:0 në minutën e 82-të. Spanja pas humbjes me rezultat 5:1 nga Holanda dhe 2:0 nga Kili, më në fund e gjeti fitoren por e cila fare nuk i bënë punë pos që do të regjistrohet në arkiv të tyre. Australia as në ndeshjen e tretë nuk arriti të nxjerr rezultat të favorshëm dhe me të gjitha humbjet e përfundoi grupin.

Holanda-Kili 2:0 (0:0)
Stadiumi “Arena de Sao Paulo”, në Sao Paulo.
Shikues: 62601.
Gjyqtar: Bakary Gassama (Gambia).
Shënues: Fer (77’), Depay (99’)/
Kartonat e verdhë: Silva.
Holanda: Cillessen, Blind, Vlaar, De Vrij, Kuyt (Kongolo 89’) , De Jong, Wijnaldum, Janmaat, Sneijder (Fer 75’), Lens (Depay 69’), Robben.
Kili: Bravo, Silva (Valdivia 70’), Medel, Jara, Isla, Aranguiz, Diaz, Mena, Gutierrez (Beausejour 46’), Vargas (Pinilla 81’), Alexis.


Australia-Spanja 0:3 (0:1)

Stadiumi “Arena da Baixada”, Curitiba.
Shikues: 39000.
Gjyqtar: Nawaf Shukralla (Bahrejni).
Shënues: Villa (36’), Torres (69’), Mata (82’).
Kartonatz e verdhë: Spiranovic, Jedinak - Ramos
Australia: Ryan, McGowan, Davidson, Spiranovic, Wilkinson, Oar, Bozanic (Bresciano 72’), Jedinak, McKay, Leckie, Taggart (Halloran 46’).
Spanja: Reina; Juanfran, Ramos, Albiol, Alba; Cazorla (Fabregas 46’), Alonso (Silva 83’), Koke, Iniesta; Torres, Villa (Mata 56’).
Grupi B
Holanda-Kili 2:0 (0:0)
Australia-Spanja 0:3 (0:1)
1. Holanda 3 3 0 0 10:3 9
2. Kili 3 2 0 1 5:3 6
3. Spanja 3 1 0 2 2:7 3
4. Australia 3 0 0 3 3:7 0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat