Allmuca: Nuk e prisja largimin nga Kukësi - Bota Sot
Allmuca: Nuk e prisja largimin nga Kukësi

Sporti

E martë, 20 nëntor 2018

Allmuca: Nuk e prisja largimin nga Kukësi

Më: 6 janar 2015 Në ora: 00:02

Mesfushori 34-vjeçar zbulon për SportNews, se nuk e kishte menduar largimin që në janar, por nuk mund të qëndronte në një skuadër ku e konsiderojnë të tepërt.

Divorci i papritur me Kukësin ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur për Igli Allmuca-n. Mesfushori 34-vjeçar zbulon për SportNews, se nuk e kishte menduar largimin që në janar, por nuk mund të qëndronte në një skuadër ku e konsiderojnë të tepërt.

"Ishte klubi që kërkoi prishjen e njëanshme të kontratës dhe unë nuk hezitova për t'u larguar, sepse nuk mund të qëndroj në një klub ku më shohin të tepërt. Nuk kam kërkuar as dëmshpërblim në respekt të asaj që kam kaluar për dy vjet e gjysmë te kjo skuadër".

Pasi falenderon të gjithë tifozët kuksianë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë dy sezoneve e gjysmë me nënkampionët e Shqipërisë, Allmuca shprehet se pengu i vetëm që i ka mbetur është vetëm mënyra e largimit.

"Nuk mund të them se kam ndonjë peng nga ana sportive, thjesht më vjen keq se si u largova, sepse në karrierën time kurrë nuk jam larguar nga ndonjë skuadër në mes të sezonit".

Mesfushori tiranas gjeti rastin për të sqaruar zërat për një tërheqje përfundimtare nga futbolli i luajtur.

"Deklaratën për t'i dhënë fund futbollit të luajtur e kam thënë për faktin se drejtuesit e Kukësi-t më kishin propozuar një post në staf, por tani gjërat kanë ndryshuar, do të luaj futboll aq sa të kem mundësi".

Përse i përket një rikthimi të mundshëm te Partizani, Allmuca e pranon se kjo lëvizje është shumë e vështirë për t'u bërë realitet, pasi në rolin e tij ka shumë konkurrencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test