Shkëlqen Torres, Atletico mund 2-0 Getafen

Sporti

Shkëlqen Torres, Atletico mund 2-0 Getafen

Më: 21 mars 2015 Në ora: 18:43

Kualifikimi në cerekfinalet e Championsit rezultoi ilaci i duhur për Atleticon e Madridit sepse Los Colchoneros pas Leverkusenit mundën edhe Getafen duke rigjetur shijen e fitores në La Liga. Goli i parë i Fernando Torres në Primera që pas rikthimit të tij në Vicente Calderon si dhe një finalizim i Tiagos në pjesën e parë i mjaftuan skuadrës së Simeones për të fituar pa derdhur shumë djersë derbin e vogël të Madridit. Pa kaluar ende 3 minuta lojë, Koke harkoi një top në qendër të zonës dhe aty El Nino goditi saktësisht me kokë për golin e tij të parë në këtë sezon të La Ligas. Avantazhi 1-0 ia thjeshtësoi disi gjërat Atleticos aq sa kampionët e Spanjës e patën më të lehtë të kishin kontrollin e ndeshjes gjatë minutave në vazhdim.

Në të 9-tën Koke iu afrua golit të dytë ndërsa duhej pritur fundi i pjesës së parë që Los Colchoneros ta dërgonin sërish topin në rrjetë. Këtë herë ishte portugezi Tiago Mendes ai që realizoi duke i cuar shifrat në 2-0. Në pjesën e dytë Simeone hodhi në fushë edhe Griezmman por as shpejtësia dhe klasi i sulmuesit francez nuk i dha një tjetër impuls lojës së Atleticos. Los Colchoneros u mjaftuan me dy golat e pjesës së parë dhe sfida e Vicente Calderon përfundoi me rezultatin 2-0. Me këtë fitore Atletico u ngjit në kuotën e 59 pikëve, 1 më pak se Valencia e vendit të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat