Gjilani në elitë, Vëllaznimi bie nga liga

Sporti

Gjilani në elitë, Vëllaznimi bie nga liga

Nga: K.Goca Më: 11 qershor 2015 Në ora: 16:23

Skuadra e Gjilanit është anëtar i ri i Raiffeisen Superligës së Kosovës. Gjilani me penallti fitoi me rezultat 4:3 ndaj skuadrës Vëllaznimi nga Gjakova. Vëllaznimi-Gjilani u luajt plotë 120 minuta dhe nuk pati gola, kështu që u desh me penallti të përcaktohet fituesi. Takimi është zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 0:0, por ndryshim te rezultatit nuk pati as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Për Vëllaznimin nga penaltitë shënuan: Bushaj, Dushi, Morina. Huqën: Syla dhe Rudi dhe për Gjilanin realizuan: Ferati, Jetullahu, Morina dhe Shala. Gjilani në elitë, Vëllaznimi bie nga liga. Gjithmonë ndeshjet e barazhit kanë qenë të paparashikueshme, kështu ndodhi edhe kësaj radhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat