Mourinho befason Man. United, merr Pedron te Chelsea - Bota Sot
Mourinho befason Man. United, merr Pedron te Chelsea

Sporti

Mourinho befason Man. United, merr Pedron te Chelsea

Më: 19 gusht 2015 Në ora: 22:39

Pedro Rodrigez me një këmbë e gjysmë te Chelsea dhe transferimi i tij nën urdhërat e Mourinhos është cështje orës. Gjatë gjithë verës është folur për transferimin e tij te Manchester United dhe një derbi me City-n për talentin spanjoll, por nga gjithë kjo situatë ka ditur të përfitojë Chelsea që pa shumë bujë, e madje pothuajse në fshehtësi të plotë gjatë natës ka arritur akordin në parim me Barcelonën. Chelsea ka vënë në pjatë 28 milionë euro që do të paguhen menjëherë plus 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve të lehta për tu arritur, duke kaluar në këtë mënyrë ofertën e Manchester United që ishte gati të paguante 25 milionë euro plus 5 miluionë të tjera nëse arriheshin disa objektiva. Marca ndërkohë shkruan se Manchester City që flitej se kishte hapur një derbi në merkato me United për Pedron, nuk kishte bërë asnjë ofertë konkrete për sulmuesin. Pedro ndodhet tashmë në Londër për vizitat mjekësore pas të cilave pritet dhe lajmrimi zyrtar nga ana e klubeve. Barcelona i ka dhënë lejen futbollistit të saj për të udhëtuar drejt kryeqytet anglez cka të lë të kuptosh se operacioni është praktikisht i mbyllur. Në këtë mënyrë Mourinho është treguar edhe një herë një strateg i vërtetë pasi ka vendosur të veprojë me një strategji të drejtëpëdrejtë dhe pa hezitim ndryshe nga Manchester United. trajneri i Chelseat ka shfrytëzuar për të fituar garën me United edhe Cesc fabregas që mendohet se ka folur me Pedron për ta bindur për transferimin ndërkohë që mediat katalanase raportojnë se ka ndikuar dhe dëshira e sulmuesit dhe familjes së tij për të jetuar në Londër dhe jo në Manchester.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...