Alban Nuha mbret i Turit, Sefa fiton etapën e fundit

Sporti

Alban Nuha mbret i Turit, Sefa fiton etapën e fundit

Nga: Fazli Berisha Më: 30 gusht 2015 Në ora: 16:32

Çiklizëm: Tour de Kosova- edicioni i 15-të-etapa e 4-t

Me etapën e 4-të u mbyllë edhe edicioni i 15-të i Tour de Kosova, në të cilën mbret i Turit u shpallë çiklisti i Përfaqësueses së Kosovës Alban Nuha, i cili arriti të fitojë etapën e parë dhe të tretë dhe kështu arriti kohë të përgjithshme prej 13h23’39”. Ndërsa, etapën e 4-t të fundit në shtegun Prizren-Prishtinë të gjatë 124 kilometra e fitoi çiklisti Ylber Sefa po ashtu anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, i cili këtë shteg e përshkoi për 3h23’32’, duke lënë në pozitën e dytë fituesin e këtij edicioni Alban Nuhën në vendin e dytë dhe anëtarin e Apollonisë së Fierit Stefan Petrovski në pozitën e tretë.

Alban Nuha gjatë tërë garës ka prirë në renditjen e përgjithshme duke vartë fanellën e verdhë gjatë gjithë Turit. Duhet falënderuar sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Çiklizmit të Kosovës z. Nijazi Berisha, i cili ndonëse në kushte të vështira arriti të na informojë për garën dhe rezultatet e saj. Sekretari Berisha ritheksoi edhe njëherë nevojën e domosdoshme që organet shtetërore, komunat, sponsorët dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë ta mbështesin më shumë çiklizmin dhe në veçanti Tour de Kosova, sepse gara e këtij formati është më shumë se një garë çiklizmi.

Gara e tillë promovon Kosovën, kulturën, trashëgiminë, bukuritë turistike, zhvillimin ekonomik, sportin dhe të gjithë të arriturat në Kosovë.

Etapa e katërt
1. Ylber Sefa (Kosova) 3h23’31”
2. Alban Nuha(Kosova) 3h23’35”
3. Stefan Petrovski(Apollonia) 3h31’01”
4. Qëndrim Guri (Kosova) 3h31’01”
5. Demir Muliç(Mali i Zi) 3h31’01”

Renditja e përgjithshme
1. Alban Nuha (Kosova) 13h23’39”
2. Ylber Sefa (Kosova) 13h24’02”
3. Besmir Banushi (Apollonia) 13h31’27”
4. Qëndrim Guri (Kosova) 13h31’01”
5. Demir Muliç (Mali i Zi) 13h31’01”

Renditja ekipore
1. Kosova 40h31’22”
2. Apollonia 40h48’07’’
3. Malta 41h42’54”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat