Berisha: Ronaldo ka ardhur në vendin e gabuar, ne do të fitojmë! (Foto)

Sporti

Berisha: Ronaldo ka ardhur në vendin e gabuar, ne do të fitojmë! (Foto)

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 17:26

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka komentuar ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin e Elbasanit.

Berisha ka thënë se portugezët kanë bërë deklarata muskuloze, mandje kanë sjellur edhe fituesin e topit të art Ronaldon, por e kanë sjellur në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar!

“Te dashur miq, sonte ne Elbasan Arena luan kombetarja jone me Portugaline, ne nje ndeshje qe mund te beje historine e shkelqimit boteror te kuqezinjve. Portugezet kane ardhur emotov, me inatin e humbjes ne fushen e tyre, kane bere deklarata muskuloze. Sollen dhe Ronaldon, topin e arte te planetit, por duhet te them se e kane sjellur ne kohen e gabuar dhe ne vendin e gabuar! Ne do te fitojme!!!”, shkruan Berisha në Facebook./A.M

Te dashur miq, sonte ne Elbasan Arena luan kombetarja jone me Portugaline, ne nje ndeshje qe mund te beje historine e...

Posted by Sali Berisha on Monday, September 7, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat