Trajneri i Portugalisë e pranon lutjen e De Biasit

Sporti

Trajneri i Portugalisë e pranon lutjen e De Biasit

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 07:58

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, mendon se skuadra e tij e meritoi plotësisht fitoren ndaj Shqipërisë.

Fernando Santos, i ka dhënë shpresa Shqipërisë duke theksuar se do ta mposhtin edhe Danimarkën.

“Fitorja është gjithmonë e rëndësishme, ne bëmë një hap të madh, por asgjë nuk është vendosur. Do të provojmë të fitojmë edhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e ardhshme. Megjithatë na duhet një pikë për t’u kualifikuar. Rezultati ishte plotësisht i drejtë. Ne do të luajmë ndaj Danimarkës si të ishte finale", është shprehur Santos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat