Skuadra e Xhakës e hapë zemrën, i jep këto para për refugjatët

Sporti

Skuadra e Xhakës e hapë zemrën, i jep këto para për refugjatët

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 08:04

Borussia Monchengladbach është skuadra e radhës që e ka hapur zemrën për refugjatët sirianë. Skuadra gjermane ka vendosur që të ndajë nga 1 euro nga bileta e secilit tifozë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në përballjen me Manchester Cityn.

Kapaciteti i stadiumit ka 46 mijë ulëse dhe sigurisht se do të jetë i stërmbushur që do të thotë se 46 mijë euro do tu ndahen refugjatëve.

Borussia Monchengladbach premton se kjo ndihmë nuk do të jetë e vetmja për refugjatët sirianë dhe se ndihma të ngjashme do të ndahen edhe në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat