Berisha ka një porosi për Kombëtaren

Sporti

Berisha ka një porosi për Kombëtaren

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 08:22

Etrit Berisha e ka pranuar se humbja ndaj Portugalisë në çastet e fundit të ndeshjes ishte e dhimbshme. Por, portieri kosovar i bënë thirrje shokëve të skuadrës ta harrojnë këtë humbje dhe të mendojnë për ndeshje ndaj Serbisë.
Gardiani i portës kuqezi, Etrit Berisha ka qenë në nivele të larta në dy ndeshjet e fundit. Sidoqoftë, kjo nuk ka mjaftuar që të shmangim humbjen ndaj Portugalisë, që për portierin kosovar nuk ka të bëjë aspak me fatin.

“Goli i pësuar nuk ishte punë fati, ishte një situatë ku nuk ishim të përqendruar sa duhet dhe skuadra të mëdha si Portugalia dinë t’i shfrytëzojnë ato. Më shumë më dhemb sepse na ka ndodhur edhe më parë, por ne duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të fillojmë të mendojmë për sfidat që na presin”, u shpreh Berisha.

Numri një i Kombëtares kuqezi ka thënë se të gjithë në dhomat e zhveshjes ishin të mërzitur, përfshirë trajnerin Gianni De Biasi, i cili nuk ka harruar t’i përgëzojë lojtarët për ndeshjen. Berisha shprehet se ky gol do të jetë mësim për ndeshjet e tjera, në mënyrë që të shmangim golat e minutës së fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat