Ancelotti: Messi dhe Ronaldo ndër më të mirët në histori

Sporti

Ancelotti: Messi dhe Ronaldo ndër më të mirët në histori

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 12:35

Carlo Ancelotti është i bindur se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të fillojnë të shënojnë dhe se La Liga është me fat që ka lojtarë si këta dy.

Ish trajner i Real Madridit, ka folur për futbollin spanjoll për një ueb faqe kineze dhe intervista e tij është transmetuar edhe nga Marca.

“Është e çuditshme se si Cristiano ende nuk ka shënuar, por nuk është për tu merakosur. E njoh shumë mirë atë. Shpresoj që ky sezon të jetë sezoni ku ai do të fitojë Pichichin”, deklaroi Ancelotti.

“Ai shënoi 61 gola sezonin e shkuar. Është e pamundur. Është gjithashtu e pazakontë se si Messi nuk ka shënuar, por unë nuk kam asnjë dyshim rreth tij. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur futboll. Cristiano dhe Messi janë dy nga më të mëdhenjtë në futboll. Spanja është me fat që mund t’i shijojë dhe të gëzojnë me këta dy”, përfundoi Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat