Jupi: Humbje e rëndë, mund të ngushtojmë diferencat - Bota Sot
Jupi: Humbje e rëndë, mund të ngushtojmë diferencat

Sporti

Jupi: Humbje e rëndë, mund të ngushtojmë diferencat

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 22:15

Nuk mund të mungonte zhgënjimi në fjalët e Redi Jupit, trajnerit të kombëtares shqiptare të 21-vjecarëve, në përfundim të sfidës ndaj Portugalisë të cilën kuqezinjtë e vegjël e humbën me rezultatin e thellë 6-1. Sipas Jupit, skuadra që ai drejton përballë luzitanëve gaboi shumë krahasuar me sfidën e disa ditëve më parë ndaj Izraelit, ndërkohë trajneri i kombëtares shpresa të Shqipërisë vlerësoi edhe kundërshtarin edhe pse nënvizoi se diferencat mes ekipeve nuk ishin për një rezultat të tillë.

“Nuk funksionuan shumë gjëra, nuk ishte e njëjta ndeshje në fakt dhe nuk ishte i njëjti kundërshtar. E dinim që Portugalia ishte një rival shumë i fortë, por diferencat tona me ta nuk ishin aq të mëdha sa të pësonim 4 gola në pjesën e parë. Gabuam në mesfushë por edhe në mbrojtje. Ishte një humbje e rëndë për ne edhe pse nuk duhet të harrojmë faktin që luanim ndaj Portugalisë. 6 gola janë shumë dhe nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti ngushtojmë këto diferenca deri në fund të këtyre eliminatoreve. Gjithsesi pavarsisht kësaj ndeshjeje unë besoj te ky grup dhe te këta futbollistë”.

Përballë Portugalisë, Shqipëria U-21 vuajti mungesat e dy qëndërsulmuesve si Rey Manaj dhe Albion Avidiaj por Jupi nuk kërkon të justikojë humbjen me problemet në formacion.

” Mungesat nuk janë justfikim për ne pasi është normale që kur luajnë ekipet përfaqësuese të kenë mungesa. Është e vërtetë që nuk kishim në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm si Manaj dhe Avdiaj por edhe Portugalia kishte disa mungesa, dhe pavarsisht kësaj arriti ta zhvillonte një ndeshje shumë të mirë”.

Ashtu si ndaj Izraelit edhe kundër Portugalisë, Milot Rashica ishte futbollisti më i mirë në fushë për kombëtaren tonë duke shënuar edhe golin e tij të parë me fanellën kuqezi. I zhgënjyer për rezultatin po jo për paraqitjen e tij dhe atë të ekipit, sulmuesi i Vitesses u shfaq besimplotë se kjo kombëtare do të bëjë më mirë në sfidat e ardhshme.

” Ishte një aksion shumë i bukur me Latifin, edhe goli ishte shumë i bukur shprsoj të vazhdojmë kështu. Pozicioni im i preferuar është të luaj si sulmues krahu por në këto dy ndeshje kam luajtur si qëndërsulmues edhe te Vitesse kam luajtur në një pozicion të tillë, por për mua e rëndësishme është që të luaj pavarsisht pozicionit. Shpresoj që me kalimin e muajve të njihemi më mirë me njëri tjetrin dhe të zhvillojmë ndeshje pozitive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...