Lajmi që po bën xhiron e botës, tifozët shqiptarë acarojnë Ronaldon (Video)

Sporti

Lajmi që po bën xhiron e botës, tifozët shqiptarë acarojnë Ronaldon (Video)

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 15:47

(E plotësuar) Portali i njohur ndërkombëtar i futbollit goal.com shkruante Cristiano Ronaldo duhet të jetë mësuar me thirrjet “Messi, Messi”, por tani ai duket se ka gjetur një mënyrë të re për t’u përballur me këtë fenomen.

Tifozët e Shqipërisë ishin në kulmin e thirrjeve të hënën, kur Ronaldo, në vend që t’i injoronte nga publiku vendas, i nxiti ata që të thërrasin edhe më shumë, shkruan goal.com.

Tifozët kuqezi “Messi, Messi”: Shikoni reagimin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo erdhi në Tiranë dhe la më shumë “gjurmë” duke refuzuar fëmijët e vegjël, që kërkonin të bënin ndonjë foto me të në stadium, me “selfiet” nga kabina e pilotit të avionit, se sa nga ajo që tregoi në fushën e blertë.

Përveç dy-tri goditjeve nga jashtë zonës, në fillim të ndeshjes Shqipëri-Portugali, ylli portugez i Realit të Madridit u “likujdua” nga kapiteni Lorik Cana dhe Arlind Ajeti.

Forma e tij e dobët ishte edhe në qendër të pyetjeve të gazetarëve pas kësaj kualifikueseje, me trajnerin Fernando Santos. Ai e mori në mbrojtje tri herë fituesin e “Topit të Artë”. Në fakt, kudo ku shkon të luajë me kombëtaren e tij, tifozët kundërshtarë mundohen ta çorientojnë me një mënyrë të vetme, origjinale, duke bërtitur në kor emrin e Lionel Mesit. Argjentinasi i Barcelonës është sfidanti numër një i portugezit, mes tyre ka një luftë të vërtetë në distancë, qoftë në numrin e shënimit të golave në La Liga e kompeticione të tjera, qoftë në fitimin e “Këpucës së Artë” dhe “Topit të Artë”, transmeton telesport.

Këtë lloj pritjeje gjeti edhe në “Elbasan Arena” portugezi i famshëm, i cili, sikurse duket edhe në këtë video, është përballur me thirrjet “Messi, Messi” kur ka dalë në nxehje, në tapetin e blertë. Nuk i ka ardhur mirë, natyrisht, por veprimi i Ronaldos është “driblues”. Me duar e gjeste, ai u drejtohet tifozëve kuqezinj, që po thirrnin në kor emrin e yllit të Barcelonës, duke u thënë “më fort, më fort”. Pastaj vijon nxehjen me bashkëlojtarët e tjerë, duke bërë një “vërrë në ujë” në 93 minutat e ndeshjes kualifikuese, personalisht. Në fund gëzoi, sepse fitoi falë golit të Velosos në minutën e 93-të, në të vetmin moment shpërqendrimi të kuqezinjve tanë.


Albanian fans screaming towards Cristiano... by lubomir-mitev

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat