Ja me kë takohet Shqipëria në barazh nëse nuk fiton ndaj Armenisë

Sporti

Ja me kë takohet Shqipëria në barazh nëse nuk fiton ndaj Armenisë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 23:32

Shqipëria duhet të fitojë ndaj Armenisë në mënyrë që të kualifikohet direkt për në Euro 2016.

Ukraina, Irlanda, Kroacia, Suedia, Sllovenia, Izraeli dhe Turqia janë rivalët e mundshëm në barazh për Shqipërinë, në rast se skuadra kuqezi nuk fiton ndaj Armenisë, në ndeshjen e fundit të Grupit I në eliminatoret e Euro 2016.

Shqipëria është në pozitën e tretë të Grupit I kualifikues për Euro 2016, pas humbjes në shtëpi nga Serbia.

Tani ajo ka gjasa të kualifikohet edhe si pozita e dytë nëse e mposht Armeninë në xhiron e fundit, pasi që Danimarka si pozita e dytë, që ka një pikë më shumë se Shqipëria, nuk ka takime tjera në këtë kampanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat