Edi Rama bën thirrje për Armeni

Sporti

Edi Rama bën thirrje për Armeni

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:09

Është e (para) fundit sepse është e fundit në grup, për të shkuar direkt në Francë me një fitore dhe, në rast barazimi ose humbjeje, është e parafundit sepse Shqipërinë e pret sprova finale në playoff me të tretën e një grupi tjetër. Dhe pas dy humbjeve të minutave të fundit, të dielën në 18.00, është koha për të qenë përsëri së bashku me Kuqezinjtë në Parkun e Kryeministrisë në përpjekjen e vështirë po aspak të pamundur, të kualifikimit direkt në Finalet e Europianit. Kush ka shfryrë fjalë të tepërta zemërimi ndaj Kombëtares pas ndeshjes së mbrëmshme nuk është i ftuar!
Kush është kuqezi i vërtetë Kombëtaren e do njësoj kur fiton e kur humbet dhe mund të zemërohet me të vetëm kur Kuqezinjtë nuk japin gjithçka nga vetja në fushën e lojës. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur kurrë me këtë Kombëtare, e cila shkon apo nuk shkon në Francë, është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat