Shqipëri sulmuese ndaj Armenisë, ja kë e rikthen titullar De Biasi

Sporti

Shqipëri sulmuese ndaj Armenisë, ja kë e rikthen titullar De Biasi

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 10:21

Ai këtë herë do të rikthejë Shkëlzen Gashin dhe Sokol Cikalleshin titullar, me të cilët do të sulmojë në Armeni.

Gianni de Biasi ka nisur misionin Armeni. Trajneri i Kombëtares gjatë së premtes ka provuar një formacion më ndryshe.

Ai këtë herë do të rikthejë Shkëlzen Gashin dhe Sokol Cikalleshin titullar, me të cilët do të sulmojë në Armeni.

Italiani duket se do t’i besojë sërish Ermir Lenjanit në të majtë, pavarësisht se në takimet e fundit nuk ka treguar asgjë.

Sipas Panorama Sport, ndryshim mund të ketë edhe në mbrojtje, ku në krahun e majtë, në vend të Ansi Agollit mund të luajë Naser Aliji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat