Fjalët e Lorik Canës para ndeshjes ndaj Armenisë - Bota Sot
Fjalët e Lorik Canës para ndeshjes ndaj Armenisë

Sporti

Fjalët e Lorik Canës para ndeshjes ndaj Armenisë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 16:25

Tri pikë larg historisë. Një fitore e ndan përfaqësuesen shqiptare nga kualifikimi në Kampionatin Europian 2016. Pas rastit të parë të shpërdoruar, të dielën në Armeni ekipi kuqezi ka shansin e dytë që të sigurojë pjesëmarrjen direkte në evenimentin në Francë.
“Po shkojmë (në Armeni) dhe të marrim kualifikimin. Jemi të përqendruar që të kualifikohemi prej mbrëmjes së të dielës për të evituar ndeshjet play-off”- thekson Cana për SuperSport.

Humbja në “Elbasan Arena” ishte vetëm një pengesë në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares. Kapiteni beson se skuadra është bërë edhe më e fort.

“Çdo humbje ka mësimet e veta. Rezultati në Elbasan na ka bërë edhe më të fort. Tani e kemi vetë në dorë kualifikimin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat