Trajneri i Armenisë: Ndeshja ndaj Shqipërisë, s'është çështje nderi - Bota Sot
Trajneri i Armenisë: Ndeshja ndaj Shqipërisë, s'është çështje nderi

Sporti

Trajneri i Armenisë: Ndeshja ndaj Shqipërisë, s'është çështje nderi

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 08:33

Trajneri i kombëtares së Armenisë, Sargis Hovsepyan në konferencën për shtyp pranë ndeshjes ndaj Shqipërisë ka deklaruar se në këtë takim nuk luhet nderi i tyre.

E rëndësishme është që të bëjnë një lojë të mirë, tha ai duke kërkuar që të shmangen fjalët pompoze.

“Nuk duhet ta cilësojmë ndeshjen ndaj Shqipërisë si ndeshjen e nderit. Ky është sporti dhe nëse ekipi humb, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Por ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar në stadiumin tonë”, tha trajneri.

Hovsepyan foli dhe për humbjen 4-0 në miqësoren ndaj Francë duke thënë se duhen zgjidhur problemet që dolën nga kjo ndeshje.

Trajneri armen tha më tej se ekipi ka disa lojtarë të dëmtuar dhe disa të tjerë jashtë forme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat