Kompanitë e basteve ulin frikshëm koeficentët, Shqipëria ka siguruar fitoren në Armeni?

Sporti

Kompanitë e basteve ulin frikshëm koeficentët, Shqipëria ka siguruar fitoren në Armeni?

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 13:18

Kompanitë e basteve kanë ulur në mënyrë të frikshme brenda pak orësh koeficentët për fitoren e Shqipërisë në Armeni.

Mëngjesin e sotëm fitorja e kuqezinjve, që do ti jepte kualifikimin, kuotohej 2.2-2.3 thuajse në të gjitha kompanitë.

Ndërkohë që në mesditë koeficienti është ulur në 1.8-1.85.

Duket se kompanitë shqiptare të basteve i tremben një paracaktimi të rezultatit në Armeni, ndoshta nisur edhe nga deklaratat e djeshme të vendasve, sipas të cilëve, kjo nuk ishte një ndeshje nderi për ta dhe humbja nuk do të ishte fundi i Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat