Djema, gjithë kombi i ka sytë nga Ju! Shqipëri duam fitore

Sporti

Djema, gjithë kombi i ka sytë nga Ju! Shqipëri duam fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2015 Në ora: 15:02

Tri pikë dhe vetëm tri pikë i duam në Yerevan. Nuk duam asgjë tjetër vetëm fitore kundër Armenisë dhe kualifikimin historik në Kampionatin Europian. Kombëtarja e Shqipërisë ka një mijë e një arsye që të japin maksimumin ose si thuhet në zhargonin sportiv: O jetë o vdekje! Shqipëria e ka rastin e qindpërqindtë që sot ta prenë biletën për në Euro 2016. Atmosfera është e jashtëzakonshme, optimizmin deri në pikën e fundit të djelmoshat e përzgjedhësit Gianni de Biasi. Sot në orën 18.00 gjithë kombin shqiptar pret ta festojë kualifikimin e madh historik.

Futbollistët tanë kanë mbushur bateritë dhe do të sulmojnë që nga minuta e parë për ta mposhtur Armeninë. E duam fitoren si asnjëherë më parë. Kjo fitore ka shijen më të lezetshme në histori. Shqipëria është në vend të tretë me 11 pikë, por pas Danimarkës që ka 12 pikë në pozitën dytë në grupin I. Për Shqipërinë është finale ndeshja me Armeninë, sepse barazimi fare nuk na kryen punë vetëm fitorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat