Jehona për kualifikimin e Shqipërisë shkon deri në mediat amerikane

Sporti

Jehona për kualifikimin e Shqipërisë shkon deri në mediat amerikane

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 21:39

Kualifikimi i Kombëtares Shqiptare për në Francë 2016 ka bërë jehonë përtej oqeanit, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane kanë shkruar për fitoren e Shqipërisë me Armeninë dhe kualifikimin historik në Europian.

Shqipëria ka prenotuar biletën për në Euro 2016. Media amerikane ESPN shkruan se Shqipëria bëri historinë duke mundur Armeninë me rezultatin 3 me 0.

“Kjo fitore i siguroi një vend në turneun e tyre të parë në ndonjë kampionat ndërkombëtar”, vazhdon artikulli i ESPN. Portali amerikan thotë se Shqipëria shkoi në ndeshjen me Armeninë duke e ditur që i duheshin 3 pikë dhe ishte pikërisht ajo që morën.

“Shqipëria dyfishoi epërsinë në pjesën e parë të ndeshjes, para se Sadiku t’i bënte gjërat më të sigurta në pjesën e dytë”, shkruan ESPN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat