FIFA krijon panik te Reali, ëndërrohen 10 yje për afatin e janarit

Sporti

FIFA krijon panik te Reali, ëndërrohen 10 yje për afatin e janarit

Më: 15 janar 2016 Në ora: 22:05

Dënimi i shqiptuar nga FIFA për Real Madridin, me të cilin i ndalohet transferimi i futbollistëve në dy afatet e ardhme kalimtare, ka dridhur madrilianët.

Mediat në Spanjë presin që “Mbretërit” ta bëjnë të “nxehtë” këtë dimër, duke afruar ndonjë lojtarë të madh, që do t’i shërbente skuadrës në të ardhmen, pasi që në afatin kalimtar veror dhe atë dimëror të vitit të ardhshëm, nuk do të mund të kryejnë transferime.

Është një listë prej 10 lojtarëve, që sjell AS. Me shumë gjasë sipas kësaj medie, Reali do të bëjë të pamundurën për të sjell në Santiago Bernabeu ndonjërin nga këta futbollistë.

“Marco Reus, Alvaro Morata, Eden Hazard, David De Gea, Roberto Lewandowski, Edison Cavani, Ricardo Rodriguez, Paul Pogba, Marco Verratti dhe David Alaba”, janë lojtarët që ëndërrohen nga Florentino Perez këtë afat kalimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat