Juan Antonio Pizzi, trajneri i ri i Kilit

Sporti

Juan Antonio Pizzi, trajneri i ri i Kilit

Më: 30 janar 2016 Në ora: 20:45

Juan Antonio Pizzi është trajneri i ri i përfaqësueses së Kilit. Lajmi i zyrtarizua Federata kiliane e Futbollit nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj. 47-vjecari pason në këtë detyrë të rëndësishme bashkëkombasin e tij, Jorge Sampaoli, i cili vetëm pak javë më parë dha dorëhqjen nga ky post.

Pizzi, aktualisht trajner i Leon në Meksikë, do ta marrë detyrën e re javën e ardhshme dhe do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në përfundim të Botërorit Russi 2018, që do të thotë se një tjetër objektiv i rëndësishëm për trajnerin e ri do të jetë edicioni jubilar i Kupës së Amerikës si dhe Kupa e Konfederatave në vitin 2017.

Në prononcimin e tij, presidenti i Federatës Kiliane të Futbollit, Arturo Salah, u shreh i kënaqur për arritjen e marrëveshjes me Pizzin, të cilin e konsideroi një trajner profesionist, me eksperiencën e duhur si futbollist dhe trajner në Argjentinë dhe Kili, pa harruar të përmendë edhe eksperiencat në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat