Mustafi: Është koha të zgjohemi

Sporti

Mustafi: Është koha të zgjohemi

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 18:45

Valencia po kalon periudhë shumë të keqe në kampionatin e Spanjës. Humbja në Sevilla nga Betisi me rezultat 1:0 ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e skuadrës nga Mestalla. Valencia tani është në pozitën e 13-të me 25 pikë pas 23 jave dhe madje është afër zonës së skuadrave të rrezikuara. Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, ka një mesazh të qartë për klubin. “Është koha të zgjohemi. Nisemi familja”, ka shkruar Mustafi në llogarinë personale në Instagram. Në fakt Valencia në mes javën e kaluar kishte pësuar një humbje të rëndë, me rezultat 7:0 në Camp Nou nga Barcelona, në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat