KF Tirana, përplasen klubi dhe Bashkia

Sporti

KF Tirana, përplasen klubi dhe Bashkia

Më: 8 mars 2016 Në ora: 22:41

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me situatën financiare në klubin e futbollit të Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat, përmes së cilës ka dashur të sqarojë opinionin publik lidhur me vështirësitë financiare të klubit dhe funksionimin e tij si një ndërmarrje aksionare. Në komunikatën e shpërndarë nga Bashkia e Tiranës theksohet Bashkia zotëron vetëm 34 përqind të aksioneve të klubit, duke mos patur mazhorancën.

Gjatë kësaj kohe, klubi “Tirana” ka marrë në përdorim nga Bashkia e Tiranës edhe një grup asetesh si: Stadiumi “Selman Stërmasi” dhe stadiumi “Skënder Halili”, të cilët respektivisht janë të pajisur me nga një terren sportiv dhe fusha trajnim. Megjithatë, prej disa javësh, kryetari i Bashkisë së Tiranës u ka kërkuar shumicës së aksionerëve të sport klubit “Tirana”, të cilët përfaqësohen nga administratori, z. Refik Halili, që të zhvillojnë sa më shpejt mbledhjen e asamblesë së klubit për të marrë vendimet e nevojshme lidhur me situatën aktuale financiare, si pasojë e një drejtimi jo të mirë menaxherial”, lexohet në deklaratën e lëshuar nga bashkia.
Gjatë pasdites ndërkohë tifo grupi “Tirona Fanatics” bëri të ditur po nëpërmjet një komunikate vendimin e saj për të mos përkrahur ekipin në ndeshjen me Flamurtarin në kampionat, për shkak të rezultateve të dobëta sipas tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat