Pajisen me posaportë shqiptare!

Sporti

Pajisen me posaportë shqiptare!

Më: 1 prill 2016 Në ora: 11:52

Futbollistët Eros Grezda dhe Jasir Asani janë pajisur më së fundi me pasaportë shqiptare dhe mund të luajnë pa problem me Kombëtaren U-21, që drejtohet nga Redi Jupi, pjesë e së cilës janë. Në fakt, gjakovari i Lokomotivës së Zagrebit ishte i ftuar dhe i grumbulluar për dy eliminatoret e fundit, ndaj Greqisë dhe Hungarisë, të cilat u luajtën në “Elbasan Arena”, por nuk luajti dot. Talenti tjetër shqiptar nga Shkupi, Asani, nuk ishte ftuar për këto dy sfida. Interesant është fakti se pse nuk u kompletua dokumentacioni i plotë, që t’i lejohej aktivizimi Grezdës, për të cilin Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka firmosur dekretin e dhënies së nënshtetësisë shqiptare me 25 mars.

Për Jasir Asani, kjo procedurë ishte kryer që më 18 mars. Megjithatë, rëndësi ka fakti se të dy këta lojtarë, me mjaft vlera, nuk kanë më pengesa të këtij lloji për të dhënë kontributin e tyre në ekipin tonë Shpresa.

Në dekretet e Presidentit thuhet: “Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Arsimit e Sportit, i jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij personit përkatës, Eros Genc Grezda dhe Jasir Fadil Asani.” Në listën e të dekretuarve, pra të atyre që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, figuron edhe një futbollist i huaj, që ka luajtur me disa skuadra shqiptare, kryesisht të Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për Ogadinma James Christian Ayiam Osuji, sulmuesi që ra në sy me lojën e tij te Laçi, fillimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat