Atletico-Barcelona apo sfida e emocioneve

Sporti

Atletico-Barcelona apo sfida e emocioneve

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2016 Në ora: 11:20

Atletico Madrid-Barcelona, një sfidë që mund të sjell emocione të mëdha, për faktin se rezultati është i ngushtë i ndeshjes se parë në Camp Nou, kur katalunasit kishin triumfuar me rezultat 2:1. Barcelona beson e shpreson se do të triumfojnë në Madrid, ndërsa Atletico mobilizohet që nga minuta e parë të bëjë presion mbi kampionin në fuqi të Evropës dhe të përmbysin humbjen e sfidës së parë. Në kampin katalunas besojnë se do të kualifikohen në Champions Legue, sikurse edhe të Atletico pasi ata e shohin si armë të fortë terrenin vendas Ndërkaq, sonte do të zhvillohet edhe takimi tjetër, në Lisbonë Benfica takohet me Bayernin nga Munihu. Benfica ka sprovë të vështirë, por synon ta mund ekipin gjerman. Bayerni triumfoi në “Allianz-Arena” me rezultat 1:0, dhe kjo sadopak i jep një motiv shtesë për takimin e sotëm.


E mërkurë
Benfica-Bayer 20.45 (0:1)
Atletico M.-Barcelona 20.45 (1:2)
Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat