Real Madrid – Atletico, përsëritet finalja e Lisbonës? (Video)

Sporti

Real Madrid – Atletico, përsëritet finalja e Lisbonës? (Video)

Më: 16 prill 2016 Në ora: 07:57

Ka shumë mundësi që të përsëritet finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit e Real Madridit.

Në fakt një gjë të tillë e mendojnë tifozët në mbarë botën, të cilët i shohin Atletico Madridin e Real Madridin si finalist të këtij edicioni në Champions.

Në një sondazh të së përditshmes spanjolle, Marca, 77 % e votuesve mendojnë se ekipi i Zinedine Zidane do ta eliminojë Menchester Cityn, që ka marrë vetëm 23 % të votave.

Në anën tjetër, 62 % e votuesve mendojnë se Atletico i Diego Simeones, do të triumfojë ndaj Bayern Munichut të Pep Guardiolës.

Ekipi i Guardiolës ka marrë vetëm 38 % të votave nga votuesit e Marcas, të cilët besojnë se Atletico është favorit për shkak të stilit të njëjtë me Barcelonën që aplikon Bayerni, e që për ekipin e Simeones është formulë tashmë e njohur dhe e studiuar mirë, shkruan Marca.

Kjo do të ishte hera e dytë në histori të Ligës së Kampionëve që dy ekipe të një qyteti përballen në një finale të Champiosnit, pas finales së Lisbonës në vitin 2014, ku Reali triumfoi ndaj ekipit të Simeones me rezultat 4:1 pas vazhdimeve.

Mbetet të shihet pas ndeshjeve të para dhe atyre kthyese, se cilat ekipe do të fitojnë biletën për finalen e madhe të San Siros, që zhvillohet me 28 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat