Mesi në gjykatë: Nuk e dija që babai im po mashtronte

Sporti

Mesi në gjykatë: Nuk e dija që babai im po mashtronte

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 19:26
Lionel Messi në gjykatë

Lionel Mesi deklaroi sot para gjykatës se nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim mashtrimi, pasi për gjithçka kanë vendosur prindërit e tij.

"Kam firmosur sepse besoj te babai im dhe nuk kam menduar kurrë se mund të më mashtronte. Nuk jam interesuar kurrë në këto çështje, ndaj nuk e dija që po shkelja ligjin. Nuk dija asgjë, thjesht mendoja të luaja futboll. Kisha shumë besim te babai dhe avokatët e mi”, tha Mesi.

Kjo ishte mënyra sesi u mbrojt pesë herë fituesi i “Topit të Artë” gjatë dëshmisë së tij në procesin gjyqësor ku akuzohej për evazion fiskal.

(14:16) Akuzohet për evazion fiskal, Mesi paraqitet në gjykatë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë paraqitjen e parë në një gjykatë në Spanjë, ku ai dhe babai i tij përballen me akuzat për evazion fiskal.

Mesi dhe babai i tij Jorge Horacio Messi rrezikojnë dy vjet burg nëse shpallen fajtorë për mashtrim të autoritetit tatimor të Spanjës.

Ata akuzohen nga Prokuroria se kanë fshehur taksa në vlerë prej 4.1 milionë eurosh. Megjithatë gjasat që Mesi të përfundojë pas hekurave janë të pakta, pasi dënimi i tij mund të jetë me gjobë dhe jo me burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat