Lorenzo: Fitorja do të ishte ideale

Sporti

Lorenzo: Fitorja do të ishte ideale

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 18:46
Jorge Lorenzo

Në fundjavë do të zhvillohet gara e radhës në MotoGP, e cila do të jetë mjaft interesante për Çmimin e Madh të Gjermanisë. Motoristët përgatiten që të jenë në nivelin më të mirë në kërkim të rezultateve më të mira. Disa nga garuesit llogariten si favoritë, por si gjithmonë nuk përjashtohen edhe befasitë. Megjithatë, duket një çështje spanjollësh mes Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo, të cilët duelojnë për titull, të ndarë 24 pikë nga njëri-tjetri. Lorenzo, kampioni i botës në fuqi, ka zhgënjyer në garat e fundit, duke humbur kryesimin dhe tani e sheh më të vështirë mbrojtjen e titullit. Për më tepër që gara e radhës zhvillohet në pistën gjermane të Sachsenring, aty ku piloti i Yamahas nuk ngjitet në podium prej 3 sezonesh (hera e fundit në vitin 2012). Megjithatë, Lorenzo shpreson që të thyejë tersin, pasi ashtu si për shokun e skuadrës Valentino Rossi, gara gjermane është rasti i fundit për të nisur pushimet verore në avantazh.  Ai premton një ngasje të mirë dhe me shpresë se në triumf. “Dua një rezultat pozitiv në këtë pistë para pushimeve verore. Kjo pistë gjithnjë ka qenë e vështirë për mua, por këtë vit, me gomat e reja dhe elektronikën e re mund të ndodhë e kundërta. Të shohim se si do të përshtatet motori dhe të punojmë për të patur një motor të shpejtë në prova dhe garë. Fitorja do të ishte ideale, pasi kështu do të ngushtoja diferencën me Marquez, por edhe Rossi është një rival i vështirë dhe ka treguar se është shumë i shpejtë”, u shpreh Lorenzo, që ka mbërritur në Gjermani. Synimet i tij është që të bëjë me pak gabime në shteg dhe të fitojë garën e cila është shumë me rëndësi për të. Mbi të gjitha pritet një garë me rivalitet të madh dhe që shumë vështirë është të parashikohet secili mund të jetë më afër qëllimit. Ai shpreson në një paraqitje të mirë edhe në prova si dhe në kualifikimet për një pozicion më të mirë për 17 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat