Erdogan mbështet dënimin me vdekje - Bota Sot
Erdogan mbështet dënimin me vdekje

Bota

Erdogan mbështet dënimin me vdekje

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 07:00
Presidenti i Turqisë Taip Rexhep Erdogan

“Nëse Parlamenti do të votojë rikthimin e dënimit me vdekje, unë do ta miratoj”. Ky ishte mesazhi i presidentit të Turqisë Taip Rexhep Erdogan në një intervistë për televizionin amerikan CNN, e para që prej grushtit të dështuar të shtetit që u krye të premten.

Erdogan tha se për këtë duhet ndryshuar kushtetuta dhe liderët politikë duhen të bien dakord, por shtoi se do të mbështesë çdo vendim që del nga parlamenti. Duke komentuar thirrjet e shumë politikanëve botërore të kërkesën e dënimit me vdekje, Erdogan tha se nëse pyet turqit, të gjithë do të thotë se s’ka asnjë arsye për të mbajtur me bukë këtë tradhtarë në burg.

Lideri i Turqisë gjithashtu tha se brenda pak ditësh do të bëhet një kërkesë formale për SHBA për ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen.

Ky i fundit ka mohuar përgjegjësinë për grushtin e shtetit, megjithëse është i akuzuari kryesor i Ankarasë për të. I pyetur se çfarë do të bëjë, nëse SHBA refuzon që të ekstradojë Gulenin, Erdogan tha se Turqia dhe SHBA kanë një marrëveshje të përbashkët për ekstradimin e kriminelëve.

“Nëse partneri im strategjik më kërkon që të ekstradoj dikë, unë e pranoj kërkesën. Nuk ka dyshim që në çështje të tilla duhet të ketë reciprocitet-deklaroi presidenti turk. Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerri tha se SHBA nuk ka marrë kërkesë formale nga Turqia për ekstradimin e Gulen, por edhe në një rast të tillë ai shtoi se Ankaraja duhet të paraqesë prova që ta mbështesin këtë.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...