Të reagojnë apo jo? Gjendje e pakëndshme e myslimanëve në Zvicër

Bota

Të reagojnë apo jo? Gjendje e pakëndshme e myslimanëve në Zvicër

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 16:44
Ilustrim

Disa personalitete thonë se ndihen keq kur u kërkohet të justifikohen, por disa të tjerë u vjen keq për këtë heshtje.

A duhet të reagojnë apo jo ? Për situatën e pakëndshme të myslimanëve në Zvicër ka shkruar gazeta e përditshme frankofone «Le Temps».

Albinfo.ch sjell përmbajtjen e kësaj analize.

Është folur shumë pak për këtë heshtje, e cila shkaktoi një përçarje që shtyri edhe zëvendëspresidentin e Konferencës së Imamëve të Francës, Hocine Drouiche, të japë dorëheqjen e tij. Arsyeja?

Heshtja e myslimanëve në Francë një ditë pas sulmit në Nicë.

Në një rrjet social, ai shkroi: “Trishtimi dhe zemërimi kundër ekstremizmit dhe ekstremistëve, por edhe kundër institucioneve myslimane në Francë, të cilat kënaqen me rolin e spektatorit! Unë deklaroj dorëheqjen time dhe refuzimin tim të veproj për institucione të tilla të paafta që nuk bëjnë asgjë për paqen sociale dhe të cilat përsërisin pa ndalë se ekstremizmi nuk ekziston, janë mediat që e krijojnë atë”.

Po në Zvicër, cila janë reagimet? Xhamitë dhe bashkësitë e ndryshme kanë dënuar këtë akt në faqet e tyre të rrjeteve sociale. Me përjashtim të Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (CCIS), me bindje salafiste, i cili joçuditërisht nuk bën asnjë përmendje të sulmit të Nicës, duke preferuar të dënojë tentimin e grushtit ushtarak në Turqi. Presidenti i saj, Nicolas Blancho, nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve tona.

Këto mungesa të reagimeve dhe kjo mungesë dëshire lëndojnë Hafid  Ouardiri, drejtor i Fondacionit për « l’Entre-connaissance”. Ne nuk duhet të heshtim, sepse në fund kjo heshtje bëhet akuzuese. “Sidomos kur dihet se mjetet inkurajojnë shprehjen: Unë doja që imamët pas lutjeve të së premtes t’u kërkonin besimtarëve që të dalin dhe të tregojnë se denoncojnë këto akte terroriste të kryera në emër të Islamit”. Por dëshira e drejtorit nuk u plotësua.

“Ne jemi lodhur me faktin se duhet të justifikohem për diçka që nuk ka të bëjë asgjë me ne”

Pse? Kryetari i Bashkimit të Shoqatave myslimane (UVAM), Pascal Gemperli, është me dy mendje: “Ne jemi lodhur me faktin se duhet të justifikohem për diçka që nuk ka të bëjë asgjë me ne. Nga ana tjetër, ne shohim se qytetarët tanë janë duke na pyetur, sepse me sa duket, nuk është e qartë për ata se ne jemi kundër terrorit”. Duke qenë ende në mendime, ai nuk e di akoma nëse do të marrë pjesë në demonstratën në Nicë .

Kur ne vejmë në dukje se terroristët mbështeten në Islam dhe jo në një fe tjetër për të kryer aktet më të zymta, ai përgjigjet: “Kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ata nuk janë përfaqësues të myslimanëve në raport me numrin e myslimanëve në gjithë botën, pothuajse të gjithë myslimanët dënojnë këto akte”. Një tjetër gjë e shqetëson atë: “Në qoftë se do të manifestonim në mënyrë më serioze, atëherë ne do të duhej të bëjmë këtë edhe pas sulmeve në Lindjen e Mesme. Por për ata, askush nuk na thërret”.

Një shqetësim i dukshëm, që megjithatë imami progresist i Bernes Mustafa Memeti nuk ndan. Për të, është shumë urgjente për të bërë gjithçka për të mos lënë ideologjitë vdekjeprurës të hyjnë në shoqata. Ai ka bërë thirrje për reformimin e institucioneve myslimane, të cilat vuajnë nga “klanizmi”.

“Ne do duhej të gjejmë një koncept të ri të strukturave demokratike dhe një autoritet të centralizuar fetar. Kështu, ne do të kemi një pamje të imamëve, përmbajtjen e predikimeve dhe vendet e adhurimit të tyre, sepse tani për tani, është anarki”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat