Pamje nga grabitja e armatosur në Shillovë - Bota Sot
Pamje nga grabitja e armatosur në Shillovë

Kronikë e zezë

Pamje nga grabitja e armatosur në Shillovë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 21:50
Pamje nga videoja

Televizioni  Puls ka transmetuar pamjet ekskluzive të filmuara nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjes së pompës së karburanteve “Puls Petrol” në po këtë fshat.

Në videot të cilat KALLXO.com i ka siguruar shihen dy grabitësit duke u futur në ambientet e pompës dhe nga aty nën kërcënimin e armëve grabisin të hollat nga arka.

Grabitja e cila u raportua sot pak pas orës 14:00 rezultoi me 3 persona të plagosur.

Agresorët kishin hasur në rezistencë të qytetarëve të zonës dhe në shkëmbin zjarri kanë plagosur tre qytetarë.

Siç raporton “TV Puls”, qytetarët kanë arritur ta zënë njërin nga grabitësit, i cili më pas i është dorëzuar Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...