Veseli ndjen dhimbje për të vrarët në Munich

Aktuale

Veseli ndjen dhimbje për të vrarët në Munich

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 10:46
Kadri Veseli

Pas sulmit të mbrëmshëm në Munich të Gjermanisë, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur krim kababër sulmin, duke shprehur dhimbjen për viktimat, transmeton Bota Sot.

“Ndjejmë dhimbje të thellë dhe shprehim indinjatën tonë për krimin makabër që ua mori jetën 10 qytetarëve të pafajshëm në Munih, në mesin e të cilëve edhe tre bashkatdhetarë tanë. Shpreh solidaritetin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës me shtetin dhe popullin gjerman, duke konsideruar se sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën tonë të jetesës.K.V”, ka shkruar ai në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat