Dua Lipa, koncert falas në Tiranë - Bota Sot
Dua Lipa, koncert falas në Tiranë

Mediale Vip

Dua Lipa, koncert falas në Tiranë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 12:46
Dua Lipa

Këngëtarja kosovare me famë ndërkomëbtare Dua Lipa, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm.

Gjithnjë krenare që është shqiptare, ajo vazhdimisht mbështet Shqipërinë e Kosovën, pa harruar të bëjë shqiponjën me duar apo të vishet me kosume tradicionale, siç ndodhi në fotot e fundit të publikuara prej saj në rrjetet sociale. Më në fund Dua Lipa do të prezantohet në Tiranë me një koncert falas në Sheshin Nënë Tereza. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur ardhjen e këngëtares në Tiranë.

“Sa bukur! Do mbyllim vitin tonë të parë në Bashki me Dua Lipa në Tiranë. Shihemi të gjithë në 10 Gusht tek Sheshi Nënë Tereza në një koncert të hapur falas për të gjithë!”, shkruan Veliaj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...