Juve, me formacion të "frikshëm" për sezonin e ri

Sporti

Juve, me formacion të "frikshëm" për sezonin e ri

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:39
Ilustrim

Kampionët e Italisë, Juventus, do të jenë sërish ekipi për t’u mundur në Serinë A.

Pas arritjes së marrëveshjes me bomberin e Napolit, Higuain, “Zonja e Vjetër” do të ketë një formacion të "frikshëm" për sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë kanë afruar më parë në skuadër edhe një sërë lojtarë tepër cilësor, si Dani Alves, Marko Pjaca, Benatia dhe Miralem Pjaniç, i cili pritet të jetë regjisori i ri “alla Pirlo” i torinezëve.

Higuain do të formojë një dyshe fantastike sulmi me Dibalan, dy lojtarë që plotësojnë njëri-tjetrin me karakteristikat e tyre. Nëse edhe Pogba mbetet pjesë e bardhezinjve, gjë që ka pak gjasa të ndodhë, atëherë 11-shja e Juves do të jetë vërtet e "frikshme".

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Bufon, Bonuçi, Barzali, Kiellini, Alves, Evra, Pogba, Kedira, Pjaniç, Dibala, Higuain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat