10 vjeçari dyshohet se ka rënë në pusetë, njësitet relevante në kërkim

Kronikë e zezë

10 vjeçari dyshohet se ka rënë në pusetë, njësitet relevante në kërkim

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 16:44
Ilustrim

(E plotësuar)  Një fëmijë i moshës 10 vjeçare dyshohet se ka rënë një pusetë në fshatin Sllakovc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasani.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë Zhytësit, Policia e Kosovës, pjesëtarë të FSK-së dhe mjete të tjera që të ndihmojnë rreth rastit, meqë gropa në të cilin dyshohet se ka rënë 10 vjeçari është shumë e madhe.

E kemi një informatë të tillë, janë thirrur  policia, zhytësit, zjarrfikësit dhe mjetet e tjera relevante që të ndihmojnë pasi gropa është e madhe”, tha Hashani.

Ai ka shtuar se fëmija është ende në kërkim, derisa beson se mund të ketë rrezik potencial për t’u gjetur aty, duke u bazuar në atë se çfarë kanë raportuar familjarët e fëmijës në fjalë.

 

Dyshohet se një fëmijë ka humbur jetën në një gropë me ujë në Ramjan të Vitisë

Gropa e ujit gjendet në vendin e quajtur “Bagdad” në Ramjan, ku fëmijët po freskoheshin aty kur një nga ta ka humbur në ujë.

Në këto momente burime tona kanë njoftuar se në një gropë të mbushur me ujë dyshohet se ka humbur jetën një fëmijë i moshës 11 vjeçare.

Gropa e ujit gjendet në vendin e quajtur “Bagdad” në Ramjan, ku fëmijët po freskoheshin aty kur një nga ta ka humbur në ujë.

Policia e Kosovës dhe ekipet tjera mbështetëse në këto momente janë duke bërë përpjekje të zbrazjes së ujit nga gropa për të gjetur fëmijën, njofton Radio Televizioni “Iliria”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat