Një medaliste e artë japoneze e festoi fitoren e saj në mundje duke e hedhur trajnerin e sja përdhe përpara se ta mbante hopa kmbi qafë, duke parakaluar në arenë bashkë me të.
Risako Kavai, e cila konkurroi për medaljen e katërt të artë në mundje për gra në Rio, e mahniti turmën me festimin e saj të papërmbajtshëm.
21-vjeçarja e cila ka qenë dy herë kampione për të rinj mposhti kampionen e Evropës Mariya Mamashuk nga Bjellorusia 3-0 në stilin e ri të kategorisë 63 kg dje, në Olimpiadën e saj të parë.