Sulmohet notari amerikan

Sporti

Sulmohet notari amerikan

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 13:47
Ryan Lochte shihet në prapavijë

Notari 32-vjeçar amerikan, Ryan Lochte, i shkualifikuar për 10 muaj për historinë e tij të rreme të grabitjes në Rio 2016, u sulmua nga dy spektatorë në momentin kur priste bashkë me balerinën Cheryl Burke vlerësimin e jurisë së Dancing with the Star në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ishte i përqendruar tek ajo çfarë po thoshte një nga anëtarët e Jurisë drejt Lochte u afruan dy burra që mbanin veshur bluza me mbishkrimin “Anti-Lochte”.

Ndërhyrja e agjentëve të sigurisë ishte e menjëhershme, duke i përcjellë jashtë sallës dy njerëzit në fjalë. Sapo ndodhi ngjarja televizioni fillimisht i fiksoi kamerat tek juria dhe më pas i ndërpreu transmetimet duke futur reklama. Në vijim të spektaklit prezantuesi i Dancing with the Stars e justifikoi ndërprerjen e sinjalit duke u shprehur se kishte ndodhur një incident i vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat