Lojtarja e rugby vdes gjatë një ndeshje përgatitore

Sporti

Lojtarja e rugby vdes gjatë një ndeshje përgatitore

Më: 1 maj 2017 Në ora: 09:55
Lily Partridge

Një lojtare e rugby ka vdekur pas një dëmtimi në kokë gjatë një ndeshje përgatitore në Exeter, Britani e Madhe.

Lily Partridge pasi kishte pësuar një goditje në kokë kishte shprehur shqetësimin se nuk po ndihej mirë dhe u rrëzua në tokë vetëm pas pesë minutash. Ky ishte dëmtimi i tretë që 23-vjeçarja ka pësuar brenda 9 muajve.

Image

Kapitenia e skuadrës, Katie Lunnonnë e pa Lily të largohej nga fusha dhe shkoi të fliste me të.

“E pashë që po ecte gjatë vijës anësore dhe shkova për të parë nëse ishte në rregull. Ajo tha se kishte pak dhimbje koke por nuk e kisha menduar kurrë që diçka e tillë do të ndodhte.”-ka thënë Katie një deklartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat