Viktimat në Londër, kombëtarja e Arabisë Saudite nuk mban një minutë heshtje

Sporti

Viktimat në Londër, kombëtarja e Arabisë Saudite nuk mban një minutë heshtje

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 17:36
Australia dhe Arabisë Saudite

Para fillimit të ndeshjes ndërmjet Australisë dhe Arabisë Saudite në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, dy skuadrat ishte planifikuar të mbanin një minutë heshtje në rrethin qendror për viktimat e fundit të sulmit terrorist në Londër.

Sulmi, që ndodhi më 3 qershor në Urën e Londrës dhe në zonën ‘Borough Market’, u mori jetën tetë njerëzve, përfshirë dy australianëve.

Derisa skuadra australiane po vendosej në mënyrë normale kundërshtari i tyre refuzoi këtë dhe filloi të përgatitej për  formacionin e tyre.

Përveç kësaj, anëtarët e bordit të skuadër në bankinë thuhet gjithashtu se kanë qëndruar të ulur gjatë kësaj kohe.

Duke marrë parasysh raportet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Australisë, tifozët vendas në Adelaide Oval kishin mbetur të tronditur nga ky incident.

Australia fitoi me rezultat 3 me 2 dhe Tom Rogic i Celticut ishte vendimtar duke shënuar golin e  fitores.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat