Do të flitet edhe për Sigurimet shëndetësor të sportistëve

Sporti

Do të flitet edhe për Sigurimet shëndetësor të sportistëve

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 16:28
Pamje nga një mbledhje

Me ftesë të presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, sot do të mbahet Mbledhja e 10-të e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Ndër 22 pikat e Rendit të Ditës veçohen përgatitjet për Panairin e Sportit, që do të mbahet më 14 shtator 2017, përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore “PyongChang 2018” dhe Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018", ndarjen e mjeteve financiare nga KOK në mbështetje për federatat olimpike, pas projektit të fituar në Komitetit Olimpik Evropian, etj.

 Po ashtu, pritet të diskutohen edhe ftesat e shumta të ardhura në adresë të KOK-ut nga Komitetet e ndryshme Evropiane, Pjesëmarrja e dy sportistëve në Asamblenë Gjenerale të sportistëve në Monaco, kursi për Administratorët e Sportit, Propozimet e Komisionit Mjekësor për Sigurimet shëndetësore të sportistëve, si dhe pika tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat