Mbahen lojërat Olimpike Ballkanike të kalërimit në Kosovë

Sporti

Mbahen lojërat Olimpike Ballkanike të kalërimit në Kosovë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 23:51
Ilustrim

Për herë të parë në Kosovë organizohet një garë në sportin e kalërimit dhe atë në nivel ballkanik, sport ky për të cilin ekziston një interesim aq i madh, por që deri më tani pothuaj ka qenë krejtësisht i paorganizuar.

Kështu të shtunën më 30 shtator me fillim nga ora 11:00, në kompleksin sportiv “Hipodrum Kompleks” në Shirokë të Suharekës organizohen "Lojrat Olimpike Ballkanike" në kalërim, gara këto që organizohen nga Shoqata Sportive e Kalërimit “Cavallieri”.

Në këto gara, përveç Kosovës, marrin pjesë garues nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria si dhe nga shtete të tjera të Ballkanit, kurse nga mysafirët, përpos Federatës së Kalërimit të Kosovës që ka dhënë pëlqimin për mbajtjen e këtyre garave, marrin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit lokal të Suharekës dhe të komunave tjera, pastaj përfaqësues nga Qeveria e Kosovës si dhe Presidenca, ambasadat, zyrat ndërlidhëse dhe përfaqësitë tjera diplomatike në Kosovë si dhe mysafirë të tjerë të shumtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat