Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, takoi kryetarët e grupeve parlamentare të LDK-së dhe 6+

Sporti

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, takoi kryetarët e grupeve parlamentare të LDK-së dhe 6+

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 13:44
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, takoi kryetarët e grupeve parlamentare të LDK-së dhe 6+

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, ka vazhduar takimet me kryetarët e grupeve parlamentare. 
Z. Hasani ka takuar kryetarin e grupit parlamentar të LDK-së, z. Abdullah Hoti, si dhe atë të grupit 6+, z. Fikrim Danka, i cili shoqërohej nga z. Levent Bush, këshilltar i kryeparlamentarit, z. Kadri Veseli. Në takimin me z. Hoti, z. Hasani shoqërohej nga anëtarja e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, znj. Vjollca Krasniqi.
Në takimet e mbajtura në zyret e Kuvendit të Kosovës, presidenti Hasani shprehu shqetësimin për gjendjen momentale të klubeve sportive në Kosovë, ku shumë sosh janë në rrezik të shuarjes, konstatim ky i dalë nga mbledhja e 12-të e BE të KOK-ut.
Z. Hasani kërkoi nga bashkëbiseduesit që këtë shqetësim ta bartin edhe në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar ngritje të buxhetit për sportin nëpër komunat.
Nga ana tjetër, shefat e grupeve parlamentare u pajtuan se duhet të rritet buxheti nga kryetarët e komunave për klubet, si dhe premtuan se do t’i mbështesin shqetësimet e drejta të KOK-ut, duke ngritur zërin në seancat e Kuvendit të Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat