Njeriu më i fortë në Kosovë, tregon se si i ka rrahur rreth 15 arabë!

Sporti

Njeriu më i fortë në Kosovë, tregon se si i ka rrahur rreth 15 arabë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:50
Bujar Muli

Njeriu më i fortë në Kosovë, Bujar Muli, njihet për bujari dhe qetësi, por nuk duron kur dikush mundohet t’i bëj dallavere ose ta sulmoj, sepse ka fuqi për t’u vetëmbrojtur.  Muli njihet si njeriu që çon pesha të rënda ose me duart e tij ndalë veturën pavarësisht se sa i jep gaz.

Ai ka treguar një detaj shumë interesant që i ka ndodhur para më shumë se një vit në një diskotekë në Bruksel, kur i rrahu rreth 15 arabë. “Ishte ditë e shtunë, kur kam qenë duke punuar në një diskotekë në Bruksel.  

Rreth mesnatës një bandë rreth 15 persona (të gjithë arabë) kanë hyrë në Disko dhe kanë filluar të bëjnë provokime, kanë dashtë me thye brenda lokalit. Aty ju kam përgjigj një herë me grushte, pastaj jam detyruar të përdori edhe kërbaçin e policisë, diku ka zgjat nja 10 minuta deri Sa me kanë detyruar të përdori edhe sprej syve. Pastaj me ndihmën e Allahut edhe arritëm të dalim fitues”, tregon Muli për gazetën kombëtare “Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat