Sadiku në tribunë, Pazzini ndal Realin - Bota Sot
Sadiku në tribunë, Pazzini ndal Realin

Sporti

E martë, 16 tetor 2018

Sadiku në tribunë, Pazzini ndal Realin

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 23:04
Pazzini

Reali i Madridit u ndal sërish në kampionat, këtë herë në transfertën ndaj Levantes, në një barazim me gola 2-2.

Skuadra e Zidanes kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me Ramos në pjesën e parë dhe më pas me Iscon në të dytën, por vendasit iu kundërpërgjigjën mjaft mirë në të dy rastet.

E nëse Armando Sadiku u la në tribunë, blerja tjetër e janarit për Levanten, italiani Pazzini debutoi me gol, vetëm pak minuta pasi u fut në fushë dhe vulosi barazimin.

Ky barazim komplikon pozitat e Realit edhe në garën për një vend në Champions, pasi me kampionatin i ‘kanë larë duart’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test