Lojërat Olimpike Dimërore mund të përfundojnë përtej afatit - Bota Sot
Lojërat Olimpike Dimërore mund të përfundojnë përtej afatit

Sporti

E premte, 19 tetor 2018

Lojërat Olimpike Dimërore mund të përfundojnë përtej afatit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Protagonist në këtë javë të parë të Lojërave Olimpike “Pyeongchang 2018” është bërë edhe moti i keq, tempraturat e ulta (deri në -20 gradë) dhe era e fortë, që ka bërë që mjaft gara të shtyhen. Kjo ka ndodhur me mjaft gara të skive alpine, ku dhe garojnë disa nga protagonistët kryesorë të këtij eventi olimpik. “Ne presim që kushtet e motit të përmirësohen ditët në vijim dhe duke modifikuar disi kalendarin të rikthejmë normalitetin e kësaj Olimpiade”, tha Mark Adams, zëdhënës i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Ndoshta shumë spektatorë apo sportistë mund të jenë mërzitur nga këto shtyrje apo anullime, por për ne e rëndësishme është jeta e sportistëve, siguria e tyre në garë. Ne nuk do të marrim asnjë vendim që mund të sjellë probleme me jetën e tyre”, tha më tej Adams, pas vendimit të marrë sot për të shtyrë me 48 orë edhe dy gara të tjera të skive alpine, zbritjen e lirë për meshkuj dhe sllallomin e meshkujve. Por nëse kushtet do të vazhdojnë të jenë të tilla dhe garat të shtyhen, ekziston mundësia që disa gara të zhvillohen përtej 25 shkurtit, që është dita e fundit e Olimpiadës.

Për t’u përmendur se në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Nagano (1998, në Japoni), gara e zbritjes së lirë për meshkuj u zhvillua 5 minuta para zhvillimit të ceremonisë së mbylljes. “Mendoj se është shpejt për të folur për shtyrje të Olimpiadës, pasi shpresojmë që gjërat të zhvillohen sipas planifikimeve. Të shohim situatën në ditët në vijim dhe më pas do të diskutojmë sërish”, tha Adams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test