Rummenigge në sulm: UEFA s’ka treguar vullnet me Fair Play-n Financiar

Sporti

Rummenigge në sulm: UEFA s’ka treguar vullnet me Fair Play-n Financiar

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:06
Karl-Heinz Rummenigge

Karl-Heinz Rummenigge “shigjeton” UEFA-n në lidhje me Fair Play-n Financiar. Drejtori i përgjithshëm i Bayernit mendon se qeveria e futbollit europian nuk i ka respektuar rregullat, sikurse duhej në të vërtetë.

“UEFA duhet ta modernizojë Fair Play-n Financiar. Efektivisht, konsiderohej një instrument i mirë, por duhej të zbatohej në mënyrë rigoroze. Mënyrë rigoroze do të thotë që “demi duhet kapur për brirësh”, pra nuk duhen lejuar që skuadra të ndryshme që t’u shmangen rregullave duke përdorur truke. Por kjo nuk ka ndodhur. Këtë UEFA duhet ta pranojë. Fatkeqësisht, nuk ka treguar vullnet për të reaguar në vazhdimësi. Për këtë arsye duhet aplikuar një Fair Play Financiar i dytë, që duhet të përcaktojë jo vetëm rregullat, por edhe sanksionet.”

Pyetjes nëse edhe Bayerni do ta bëjë një blerje 100 milionë euro, Rummenigge iu përgjigj:
“Kur të jetë e nevojshme… vijmë nga një kohë kur e gjitha kjo që ka ndodhur ishte e paimagjinueshme. Sot duhet të marrim një vendim, duhet të analizojmë dhe vlerësojmë. Pyetjet kryesore janë: A ia vlen në aspektin sportiv dhe a është një blerje kaq e shtrenjtë e rifinancueshme? Sigurisht një futbollist shumë i rëndësishëm shet më shumë fanella dhe tërheq më shumë sponsorë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat