Sukses i madh për Nishevcin

Sporti

Sukses i madh për Nishevcin

Nga: K.Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 13:53
Herolind Nishevci

Karateisti i mirënjohur i kombëtares së Kosovës, Herolind Nishevci, arriti sukses të madh në Roterdam të Holandës. “Herolindi i 5 ti në Premiere League që po mbahet në Roterdam. Nishevci duhet të jetë i lumtur me vendin e 5-të, të arritur. Me pikët e fituara aktualisht do të renditet në mesin e 8 karateistëve më të mirë botëror në kategorinë e rëndë mbi 84 kg.
Ai në luftë për vendin e tretë u ndesh me garuesin francez i Mehdi Filal dhe humbi me rezultat 2:3. Lufta ishte mjaft dramatike ku Nishevci ishte duke udhëhequr deri ne çastet e fundit me 2:0.
Padyshim qe vendi i 5-të është rezultat shumë i madh i cili do të sjellë mjaft pikë”, ka thënë Fadil Arifi, ish kryetar i FKK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat